Në një mjet tip Audi Q7, i parkuar  në Bulevardin “Nënë Tereza”, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

 

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale. Fuoristrada mësohet se është në pronësi të Artan Lleshit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.