
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në aksin Fushë Krujë – Krujë, në afërsi të lagjes Zim Zenel.
Sipas informacioneve të para, mësohet se tritoli është vendosur në rrugë.
Si pasojë janë thyer xhamat e disa banesave e bizneseve pranë shpërthimit, si dhe është hapur një gropë në rrugë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.
Paraprakisht, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi tritolin e vendosur.
Krujë/Informacion paraprak
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.