Policia i ka ardhur në ndihmë 5 turistëve nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua mbrëmjen e djeshme deri pas mesnate nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Policia thotë se turistët u gjetën dhe shpëtuan pas 5 orësh kërkime.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";