Në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që zhvillohet sot në Romë, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, që pritet të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, bën me dije se këto dokumente përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.

Në ceremoninë zyrtare të mbledhjes së nivelit të lartë, pritet të firmosen këto marrëveshje kryesore:

  • Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit;
  • Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve;
  • Mbrojtja civile, me marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;
  • Shëndetësia, me projekte që synojnë përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal;
  • Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, që përfshin transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive italiane “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë;
  • Lufta kundër trafikut të drogës, me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi mes institucioneve të punëve të brendshme të dy vendeve;
  • Zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, që do të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare;
  • Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit italian MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit.

Këto marrëveshje pritet të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, duke i dhënë një dimension më të gjerë partneritetit strategjik të firmosur që prej vitit 2010.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv