“Prej datës 1 qershor, futen në fuqi masat e reja anti-Covid.

Në ambientet e jashtme, mbajtja e maskës nuk do të jetë më e nevojshme, ndërsa në mjediset e mbyllura apo gjatë udhëtimit me transportin publik mbetet një detyrim. Ndërsa ora policore u zhvendos në harkun kohor 23:00 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.”

Qytetarët vlerësojnë lehtësimin e masave, veçanërisht heqjen e barrierës mbrojtëse në mjediset e hapura.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, hapja graduale vjen si pasojë e lehtësimit të situatës së pandemisë në vend dhe shifrat në ulje të të infektuarve të rinj apo të të shtruarve në spitale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë muajve të  kësaj vere, krahasuar me një vit më parë, situata pritet të paraqitet më e mirë.

Klubet e natës do të vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00. Nga 15 qershori, grumbullimet ne ambientet e jashtme nga 10 persona, do të bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancimit.

Përsa i përket ndëshkimeve për shkeljen e rregullave, gjatë periudhës tetor – maj, janë vendosur afro 91 mijë gjoba nga 3 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës, që në total përkthehen 273 milionë lekë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";