Lëvizjet e mëdha të qytetarëve ditët e fundit dhe heqja e masave kufizuese po ndikon në rritjen e infektimeve në Kosovë. 90 % e të infektuarve janë të prekur nga varianti Delta.

Në Kosovë po shënon rritje dita-ditës numri i personave të infektuar me koronavirus.

Vetëm nga fillimi i gushtit deri tani janë kryer 5 mijë e 272 testime dhe janë konstatuar mbi 2 mijë e 300 raste të reja infektimesh dhe 7 raste vdekjeje. Lëvizjet e mëdha të qytetarëve gjatë pushimeve po ashtu kanë shtuar infektimet

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, IKSHPK, varianti Delta  i virusit korona po përhapet me shpejtësi prandaj IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen duke parë hezitimin në masë për procesin e vaksinimit. Sipas tyre studimet në vendet tjera ka treguar se personat me dy doza të vaksinës kanë qenë më të imunizuar në përballjen me variantin Delta të koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar.

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrimin e pacientit në spital”, thuhet në sqarimin e IKSHPK-së, që njëkohësisht u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe u sqaron se vaksinat nuk janë të rrezikshme.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjë nga vaksinat që janë në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina. Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas zyrtarëve të këtij instituti, lëvizjet e mëdha të qytetarëve ditët e fundit dhe heqja e masave kufizuese po ndikojnë në rritjen e infektimeve. Sipas tyre 90 për qind e të infektuarve janë të prekur nga varianti Delta i virusit korona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lëvizjet e mëdha të qytetarëve gjatë pushimeve shtojnë infektimet

Kosova ka kohë që po vazhdon me procesin e vaksinimit, ndonëse me një ritëm jo të shpejtë. Deri më sot në Kosovë, me një popullsi prej 1.7 milionë banorësh, janë vaksinuar me dy doza 174 mijë vetë, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave është 516 mijë doza.