Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve në raport me popullsinë. Aktualisht janë të punësuar në sektorin publik 1.9 mjekë për 1000 banorë, ndërsa në rajon ky tregues është 2.6 dhe në vendet e zhvilluara 3.6.
Kriza e emigrimit e bën edhe më të vështirë për të plotësuar nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor.
Sipas “Urdhrit të Mjekut” në vitin 2022 rreth 190 mjekë u pajisen me certifikatën e sjelljes së mirë, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti e kanë kërkuar 80 të tjerë, një dokument i domosdoshëm për ata që largohen nga vendi.
FATMIR BRAHIMAJ
PRESIDENTI I URDHERIT TE MJEKUT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Vitin që kaloj janë lëshuar rreth 190 certifikata të sjelljes së mirë, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 80.”
Për pedagogun e universiteti të mjekësisë, Qamil Dika, investimet në sistemin shëndetësor janë pozitive, por të pamjaftueshme.
QAMIL DIKA
PEDAGOG I UNIVERSITETI TË MJEKËSISË
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Mjekët janë një aset kombëtar, të cilët duhen vlerësuar, kuptuar dhe duhet plotësuar kërkesat dhe kushtet e nevojshme që ata kanë jo vetëm për zhvillimin e veprimtarisë profesionale, por edhe atë jetësore.”
Edhe nëse nuk ikin jashtë, pjesa më e madhe e studentëve apo specializantëve të mjekësisë dëshirojë të qëndrojë në Tiranë, duke bërë që spitalet e rretheve të vuajnë mungesa. Pedagogu sugjeron që mjekët e rinj, ndërkohë që kryejnë specializimin, të motivohen përmes pagesës.
QAMIL DIKA
PEDAGOG I UNIVERSITETI TË MJEKËSISË
“Për problematikat që ka vendi ynë, kuotat e pambuluara duhet parë mundësia që të konsiderohen si të punësuar panë spitaleve tona, të motivohen përmes pagesës.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në vitet e fundit mjekët konstatojnë se drejtimet më të kërkuara për specializantët janë kardiologjia, imazheria, por edhe dermo-estetika, ndërsa rriten nevojat për mjekët e urgjencës dhe ata të familjes.
