Siç tradita e kërkon, kremtimi i 110 vjetorit të pavarësisë nisi me ngritjen e flamurit në Vlorë.

 

Në ceremoni ishin presidentët, kryeparlamentarët dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas ngritjes së flamurit, krerët e lartë të dy shteteve shqiptare vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit, që 110 vite më parë e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran.

 

Thirrjet e qytetarëve për Shqipërinë etnike i prinë fjalës së presidentit Bajram Begaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i kërkoi politikës më shumë përgjegjësi në zbatimin e ligjit dhe funksionimin e drejtësisë.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë; bashkë për çështje të sigurisë kombëtare dhe reformës në drejtësi; për një Shqipëri të mundësive të barabarta, të medias së lirë, të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë hapësirë dhe shpresë për ëndrrat dhe idealet e tyre që të ardhmen  tyre ta ndërtojnë në vendlindjen e tyre në Shqipëri.

 

 

Vendi ynë tha kreu i shtetit ka detyrën e forcimit të faktorit shqiptar kudo që ai ndodhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ceremonitë shtetërore për ditën e pavarësisë bën bashkë kryeministrin Edi Rama me kryebashkiakun vlonjat të përjashtuar nga Partia Socialiste, Dritan Leli.