Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook një artikull të prestigjozes amerikane “Forbes”, e cila rendit Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv.

Në artikullin e “Forbes” propozohet një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë.

Kryeministri thotë se artikulli përshkruan “mikpritjen e përzemërt, përvojën mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Forbes” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të bukura evropiane për të vizituar në vitin 2024, për udhëtarët që kërkojnë pushime larg turmave masive.

Shqipëria veçohet nga “Forbes” për fermat e saj me ushqime të freskëta të rritura dhe prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë./vizionplus.tv/