Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e qarkut të Dibrës.

 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se vendi ndodhet në rrezik, duke e bazuar këtë në largimin e më shumë se 744 mijë shqiptarëve nga vendi gjatë 8 viteve të fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij vendi ka nevojë për një frymë të re, për të ndalur shpopullimin.

 

“Pasi dolëm nga diktatura komuniste, 32 vite më pas, përsëri rreziku qëndron mbi ne si ‘Shpata e Demokleut’. A jemi sot në rrezik apo po e teprojmë duke shpallur një gjë të tillë? A është Shqipëria në rrezik? A është Dibra në rrezik? Apo është një teprim? Le t’u referohemi fakteve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një komb që humbet me shpejtësi banorët e tij, anëtarët e tij është në rrezik dhe rrezik të madh kudo. Këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet sa i kemi humbur ne shqiptarët. Kjo nga viti 2014 gjer sot me statistika të sigurta të BE, vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744 417 shqiptarë.

 

Pa llogaritur sa kanë shkuar në vendet e tjera të botës. Po ju jap një shembull tjetër. Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ra në luftë civile. Nuk ka asgjë më të keqe për një komb, 1 milion grekë u larguan. Kurse ne për 8 vite jemi larguar 26-27% e banorëve nga Shqipëria. Jemi në rrudhje të madhe, në shkretim, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja”, tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";