Për javën që presim vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta.

Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).

Për ditët e hënë, e martë, e mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Për ditët e mërkurë, e enjte, e premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë./vizionplus.tv