Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të dërgojë sa më parë ndihma për qytetarët e Ukrainës. Gjatë një konference për shtyp në qytetin e Durrësit, Berisha kritikoi qeverinë Rama që ende nuk është vënë në lëvizje për të ndihmuar Ukrainën.

 

SALI BERISHA
ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Por shpreh keqardhjen që qeveria shqiptare mund të jetë ndër më të paktat që deri në këtë moment, nuk ka dhënë asnjë lloj ndihme material konkrete. Kërkoj me urgjencë që të nisen të gjithë ndihmat e mundshme për qeverinë e popullin e Ukrainës. “

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Berisha ka denoncuar qëndrimin e Serbisë ndaj agresionit rus dhe duke shfrytëzuar këtë moment, ai ka denoncuar projektin e “Ballkanit të Hapur” si një projekt që i shërben ndikimit rus në rajon.

 

“Shpreh denoncimin edhe për Shqipërinë e Maqedoninë ndaj projektit ‘Ballkani i Hapur’, i cili krijon një aleancë trilaterale, me dy vende anëtare te NATO-s me një aleat të Rusisë dhe po sillen si vende në zonën e influencës ruse. Jam këtu për të kerkuar denoncimin e kësaj nisme si nisëm që synon vendosjen e rajonit në influencën ruse.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në javën e fundit të fushatës zgjedhore, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit të mbështesin kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.

Gjatë vizitës në Durrës, Berisha bisedoi me ekspertët e trashëgimisë kulturore, takim gjatë të cilit ai ka akuzuar ish-kreun e bashkisë, Vangjush Dako, për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në qytetin e Durrësit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";