Koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi sot kandidatin për kryetar bashkie, në Shkodër, Bardh Spahia.

 

Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se Bardh Spahia do të marrë rezultat historik në Shkodër. Sipas Këlliçit, këto zgjedhje, nuk janë të rëndësishme vetëm për pushtetin lokal, por edhe për fatet e pluralizimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këto zgjedhje nuk janë vetë lokale, por kanë rëndësi shumë të madhe politike, janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë. Nuk luhet fati vetëm i pushtetit lokal, se në bashkinë Shkodër do ta fitojmë, por këtu po luhet fati i pluralzimit. Në zgjedhjet 6 marsit është shumë e rëndësishme që çdo votë opozitare të shkojë për një qytetar, për një intelektual, i cili mëshiron më së miri vlerat e këtij qyteti, për Bardh Spahinë. Nga Shkodra, në datën 6 mars çdo qhtetar do të marrë një mesazh të fortë që PD është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë dhe po shkon aty ku e ka destinacionin në krye të puëve të vendit, për të bërë vepra të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Këlliçi.