Tre persona në Shijak, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kthyen një banesë në një “serë” droge. Për këtë arsye, shtetasit Valter Greca, 32 vjeç, Andi Dashi (Greca), 27 vjeç dhe Idajet Greca, 40 vjeç u shpallën në kërkim nga policia.

 

Ata dyshohet se kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga blutë e Shijakut u prangosën edhe dy punonjës të OSHEE, konkretisht: Ervin Stafa, 39 vjeç (futurist) dhe Xhavit Istrefi, 25 vjeç, elektriçist. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës sepse nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.