Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka postuar në Facebook foto dhe video nga protesta e fermerëve në Lushnjë.
Ai ka akuzuar qeverinë se i ka lënë fermerët në mëshirë të fatit. Deputeti nuk i ka kursyer edhe ironitë dhe akuzat me Ministren e Bujqësisë duke thënë se flet për akademinë e pozon me shalqi por nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falementuar e serat nuk po mbillen me.

“Fermeret ne polici, Ministrja ha shalqi!
Sapo dolen fermeret e fundit nga Komisariati i policise Lushnje, ne Uren Vajgurore akoma skan dal.
Trishtim kur shikon kete shtet qe te vjedh voten e te jep dajakun.
Fermeret e Myzeqese por jo vetem me ane te Sindikates se Fermereve por edhe me Shoqata te tjera sot kane protestuar tek rotondo e Plugut ne Lushnje.
Pak dite me pare ata i kane nisur disa kerkesa Kryeministrit per nevojat imedjate qe ka bujqesia dhe nismat qe duhet te ndermar qeveria”, shkruan Korreshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";