9 persona kanë humbur jetën gjatë kësaj vere në bregdetin shqiptar. Dyshimet janë për shkak të komplikacioneve të zemrës. Të moshuarit janë ata që kryesisht kanë ndërruar jetë në det si pasojë e atakut kardiak, por nuk mungojnë as moshat e reja.
Për të shmangur sulmet në zemër, mjekët kardiologë këshillojnë që futja në det të mos bëhet në mënyrë të menjëhershme.
TAULANT GISHTO
MJEK KARDIOLOG, QSUT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Këta individë që kanë një diagnozë janë më të rrezikuar dhe nuk duhet të futen menjëherë në ujë. duhet të bëjnë një përshtatje të trupit të tyre ndaj ndryshimit të temperaturës nga i nxehti që është në çadër në të ftohtin e ujit. në këtë mënyrë rreziku nga infarktet të ulet në mënyrë drastike.”
Pushimet ende nuk kanë mbaruar, ndaj personat që vuajnë nga zemra duhet të konsultohen me mjekët kardiologë për të marrë trajtimet përkatëse mjekësore.
“Pacientët e rrezikuar duhet të shkojnë tek kardiologu për ndryshim të dozave të ilaçeve, pasi në muajt e verës vetë organizmi ka një prirje për dehidratim dhe marrja e dozave që janë jashtë sezonit të çojnë në një dehidratim më të theksuar të trupit.”
Gjatë stinës së verës është e këshillueshme konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe frutave për t’i dhënë mundësi trupit të jetë i hidratuar, pasi edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera përveç asaj të zemrës, si diabeti apo hipertensioni, janë të rrezikuar.