Dorëheqja e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev është shtyrë para organeve partiake për shkak të tragjedisë që ndodhi në Bullgari.

LSDM njoftoi se Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i partisë nuk do të mblidhen sonte për shkak të tragjedisë në të cilën humbën jetën të paktën 45 persona dhe 7 u lënduan.

Mbledhja e sotme ishte caktuar me kërkesë të Zaevit, i cili njoftoi se do të kërkojë pranimin e dorëheqjes së shpallur më 31 tetor pas raundit të dytë të zgjedhjeve dhe rezultateve të dobëta që i korri partia e tij.

Pas konfirmimit të dorëheqjes, fillon një afat 15-ditor për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake për kreun e ri, i cili pritet të bëhet edhe kandidat për kryeministër i qeverisë së re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";