Artan Grubizëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se shtyrja e censusit në Maqedoninë e Veriut nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por të komunitetit maqedonas, pasi partitë politike të opozitës kërcënoni me bojkot të procesit.

Sipas tij, nga shtyrja e censusit përfitojnë shqiptarët periudha për regjistrimit të diasporës vetëm zgjatet, nga 1 marsi siç ka nisur do të zgjasë deri në 30 shtator, kemi 6 muaj të plotë për të regjistruar diasporën dhe shtyhet vetëm regjistrimi i popullsisë rezidente.

Z. Grubi u shpreh i kënaqur për ritmet e regjistrimit të diasporës, ku deri tani janë regjistruar 171 mijë të regjistruar nga të cilët shumica shqiptarë të RMV.

“Turi i takimeve në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë ndikim, është krijuar një sensibilizim i madh si në ndeshjet e kombëtares. Shumë mirënjohës për rolin e medias në Shqipëri dhe Kosovë numrat inkurajues për ne. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga propozimi i djeshëm i Zaev, por kanë fituar pasi kanë 6 muaj kohë për t’u regjistruar. Shtyrja nuk është në dëm të shqiptarëve që do të kenë më shumë kohë deri në 30 shtator që të regjistrohen. Procesi duhet të jetë i pakontestuar, as nga opozita, ne nuk na nevojitet një proces i kontestuar”, tha zv.kryeministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";