Ministria e Finanacve ka përgatitur projektligjin për “Paqen Fiskale”, që parashikon fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Dokumenti, i cili ka hyrë tashmë në proces konsultimi me institucionet dhe grupet e interesit, synon të pastrojë llogaritë e vjetra dhe të lehtësojë bizneset nga detyrimet e pambledhshme.

“Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara, direkte apo indirekte, që i përkasin periudhave tatimore deri më 31 dhjetor 2014, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogaritë tatimore të tatimpaguesve apo në kontabilitetin e administratës tatimore, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

Të gjitha detyrimet e krijuara nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2019 do të përfitojnë zbritje detyrimi në varësi të mënyrës se si paguhen. Në nenin 6 të projektligjit thuhet se do të shuhet 50% e detyrimit tatimor, nëse pjesa e mbetur prej 50% do të paguhet me një këst brenda 30 qershorit të vitit 2026. Ndërsa kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, do të përfitojnë falje të gjobave dhe kamatave nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. E njëjta gjë vlen dhe për detyrimet doganore për këto periudha.

“Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e viteve 2020–2024, nëse taksat përkatëse paguhet deri më 31 dhjetor 2026. Fshihen dënimet administrative për sigurimet shoqërore e shëndetësore 2015–2024, me kusht që të paguhet 100% kontributi deri më 31 dhjetor 2026”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave zyrtare, borxhet që do të fshihen arrijnë në rreth 507 milionë euro, nga të cilat 295 milionë euro i përkasin detyrimeve tatimore e doganore të krijuara deri në vitin 2014. Ndërsa 45 milionë euro janë sigurime shoqërore e shëndetësore, të cilat nuk fshihen, por për to hiqen gjobat dhe interest.

/vizionplus.tv