15 fshatra te Njesive Administrative, Libonik, Lozhan e Dardhas në juglindje të vendit nga ora 21.00 e një nate më parw janë pa energji.

 

Pa energji elektrike prej shumë oresh janë edhe 11 fshatra të Njesisë Administrative Moglicë në Bashkinë e Maliqit. Shkak e nderprerjes së energjisë elektrike është bërë era e fortë dhe rrjeti tejet i amortizuar në gjithë këto zona.

Burime zyrtare bëjnë me dije se grupe pune të OSHEE janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Probleme me nderpreje të energjisë ka pasur edhe në fshatra të tjerë Qarkut të Korçës përfshi fshatra të fushës së Maliqit dhe ato të Devollit.