Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit si pjesëmarrës në atentatin e dështuar një ditë më parë. Në pranga ka përfunduar 53-vjeçari Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe 44-vjeçari Arsen Preçi.

 

Ata u zbuluan pas gjetjes së një mjeti identifikues në një kosh mbeturinash pak metra larg makinës ku u gjeten edhe armët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndaj tyre r137ndojnw veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve “, “Falsifikimi i dokumenteve” si dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

 

Ende nuk dihet se kush ishte konkretisht shënjestra e atentatit, por nga provat e mbledhura deri më tani hetuesit mendojnë se dy të ndaluarit mund të ekzekutonin Elton Kilën, i njohur ndryshe dhe si Oti i Elbasanit. Ky i fundit dyshohet tentoi të eleminonte Nuredin Dumani para se të arrestohej nga policia. Por nuk përjashtohen as pistat që shenjestër të kenë qenë dhe persona të tjerë anetare te bandave rivale kriminale që operojnë në këtë qytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deri më tani të vetmet prova që agjentët e kriminalistikës kanë në dorë jane makina  “BMW X6” që u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”; tre armët kallashnikov, 2 bidonat me benzinë, si dhe çanta ku u gjet pistoleta si dhe mjetet e identifikimit.

 

Ndërkohë ende nuk dihet roli i të arrestuarve në këtë ngjarje nëse ata ishin porostiës apo do ta kryenin vetë vrasjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";