Ada Deda, vajza e politikanes Albina Deda, ka qenë e ftuar bashkë me të ëmën në emisionin Vizioni i Pasdites, me moderatore Evi Reçin, ku nuk kanë shpëtuar as pyetjet pikante.

E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.

“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.

Më tej nëna e saj tregon se në moshën 5 vjeçare Ada ka qenë në Rrëshen, në fushatën e 2005 dhe ka pritur dr Sali Berishën. Ai e ka marrë në krahë dhe kanë bërë dhe foto.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë konfliktet mes familjeve.

“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne.Zakonisht dhëndrat bëjnë pas vjehrrave, u shpreh Albina Deda.