Tre kompanitë prodhuese të energjisë elektrike do të deklarojnë brenda muajit janar shumën që kosiderohet si kontribut i jashtëzakonshëm, si pasojë e fitimeve nga cmimet e rritura të energjisë në vitin që lam pas.

 

Ky detyrim do të paguhet me dy këste, i pari është deri në 31 mars dhe i dyti në 30 nëntor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kjo nisëm ligjore ka efekt për vitin 2022, pas një viti të pazakontë me cmimet e reflektua në bursë, ndërsa zbatueshëmria e këtij ligji do të jetë deri në 2024. Qeveria parashikon të arkëtojë rreth 8 mld lekë.

 

Ligji parashikon që kontributi prej 50 %  të xhiros të paguhet për një cmim mbi 180 euro për mwh. Të ardhurat e këtij ligji kanë si destinacion, shpërndarjen e paketës së tretë për shtresat në nevojë në muajin prill.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në disa shtete një nisëm e tillë është ankimuar në gjykata. Vizion Plus kontaktoi  një prej kompanive të prekura nga ky ligj, e cila tha se po analizon efektet e këtij ligji mbi aktivitetin e saj, për të marrë më pas një vendin për ecurinë e mëtejshme.