Greqia është e shokuar nga zbulimi se vrasësi i studentes 20-vjeçare ishte bashkëshorti i saj. Ngjarja po komentohet në çdo studio televizive.

Gjatë një programi në televizionin Ant1, gazetarit i mbërrin një pyetje në rrjetet sociale.

“Si ndiheni dhe ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip. Këto nuk i nxorrëm ne nga barku jonë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Disa ditë pas ngjarjes mediat greke nisën të raportonin se të dyshuarit për vrasjen mund të ishin shqiptarë e më pas gjeorgjianë.

Pikënisja e këtyre raportimeve bazohej në deklarimet e pilotit që po mundohej të ndërtonte alibinë se krimin e rëndë e kishin kryer persona nga jashtë dhe jo ai vetë sikundër u provua më vonë. Shihni video më poshtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";