Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me plagosjen e kësaj të premteje në Pogradec.

I plagosuri Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se ka nje plumb në gjoks. Sipas informacioneve, ai do të arrestohet nga policia, pasi dyshohet se është përsoni që ka qëlluar i pari në drejtim të dy të arrestuarve të tjerë me një pistoletë me mulli.

Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur, ndërsa Jolldashi po merr mjekim në Tiranë./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";