Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka shprehur ndaj Kuvendit Kombëtar të zhvilluar në “Air Albania“ të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Ai u ndal tek ngritja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe lista prej 29 emrash në përbërje të saj. Elezi deklaroi se zgjedhja e këtyre emrave duhej të bëhej përmes një procesi votimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë nuk dua t’ja humb shijen e mirë këtij Kuvendi, si një Kuvend që ka mundësi që të sjellë një ndryshim të madh. Por një Kuvend që e nis zanafillën e punës së vetë nëpërmjet emërimeve që u bënë sot.

 

U propozuan formalisht 30 vetë, pa asnjë garë e procedurë. Nga erdhën dhe si erdhën emrat. Është e rëndësishme që kur merr iniciativa politike si Kuvend, emrat kanë shumë rëndësi. Aty brenda listës me 29 emra gjen sorosianë dhe anti-sorosianë. 5 ose 6 i di unë. Gjen spiuna të sigurimit të shtetit. Gjen dhe burra të ndershëm. Ky konglomerat nga vjen, ku janë filtrat e zgjedhjes dhe kush e mori përgjegjësinë e kësaj zgjedhje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë filtra të figurës morale të drejtuesit që zgjidhet në krye të PD-së. Nëse kemi marrë përgjegjësinë e madhe për të zhvilluar një proces të ndryshëm nga ajo që ishte më sot, këto janë gjëra të rëndësishme për tu marrë në konsideratë.” – tha Elezi.