‘40% e magjistratëve mendojnë edhe vetë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar’-kështu është shprehur avokati Jordan Daci në studion e ‘Quo Vadis’.

 

I pyetur në lidhje me përceptimin për sistemin e drejtësisë avokati tha se korrupsioni është i lartë por jo domosdoshmërisht më i korruptuari në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Perceptimi midis rradhëve të magjistratëve, 40% e tyre mendonin që sistemi është i korruptuar. Në këtë kuptim nuk ka asnjë dyshim që është i korruptuar por unë nuk mendoj që jo domosdoshmërisht është më i korruptuari edhe pse faza tranzitore midis Vetingut dhe përfundimit të tij ka rezultuar në një rritje të aktivitetit të korrupsionit, kjo për arsye të një pjese që e shikojnë veten si të dalë nga sistemi dhe nuk ka më pritje për zhvillim karriere. Nga ana tjetër ne duhet të kemi parasysh që ne kemi një moment q që sundimi i ligjit ka një rënie masive në të gjithë strukturat por gjyqësori absolutisht nuk mund të pranohet që është më i korruptuari.”