Pas Kapshticës dhe Qafë Thanës, edhe në pikat e tjera kufitare ka oasur probleme me sistemin TIMS.

 

Edhe Kakavija, që prej mbrëmjes së djeshme në orën 20:00 ka qenë jashtë funksionit. Burime bëjnë me dije se në Kakavijë  të gjithë kompjuterat nuk ndizen dhe shfaqin një mesazh që thotë: “Shqiperia po vuan dhe do te vuaje ende perkrahjen qe i ka dhene iranieneve te MEK”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ka nxjerrë regjistrat dhe punon manualisht.

 

Dyshohet paraprakisht se rënia e sistemit TIMS ka të bëjë me një tjetër sulm kibernetik nga Irani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është sulmi i dytë që vjen në një kohë të shkurtës, pas rënies së sistemit qeveritar të e-Albania.

 

Për këtë sulm, qeveria mori vendimin edhe të dëbimit të diplomatëve iranianë nga Shqipëria, vendim ky që u mbështet edhe nga ndërkombëtarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";