Lezhë – Pas mbylljes së argjinaturës së çarë, situata në zonat e përmbytura të Barbullojës, Myltës dhe Rrilës vazhdon të mbetet e vështirë.
Edhe pse niveli i ujit ka rënë në disa prej këtyre zonave, banorët raportojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat e tyre dhe në blegtorinë lokale.
Uji vijon të jetë prezent në shumë sipërfaqe, duke krijuar një situatë që, sipas banorëve, nuk ishte parë për një kohë të gjatë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Megjithatë, shumë prej tyre kanë zgjedhur të mos largohen nga banesat e tyre, duke theksuar mungesën e mundësive për strehim të përkohshëm.
Autoritetet lokale monitorojnë situatën dhe po punojnë për pastrimin dhe rikuperimin e zonave të prekura, ndërsa komuniteti përballet me pasojat e përmbytjeve./vizionplus.tv
