Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar zonat në të cilat ka ende vatra aktive. Peleshi bën me dije se në vatrat e zjarrit në Fier janë anagazhuar Emergjencat Civile, ndërsa në dispozicion ëshrë vënë dhe helikopteri Cougar.

 

Gjithashtu, Peleshi njofton se 7 mjete të Forcave të Armatosura po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve në Vlorë, në landillin e plehrave. Ai thekson se aktualish kjo zonë është nën kontroll dhe flakët nuk përbëjnë shqetësim për banorët e zonës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.

 

Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendëshme, pa probleme për qytetin”, shkruan Peleshi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, vatra zjarri ka edhe në Memaliaj, Dimal, por edhe në Tiranë, në zonën pranë Liqenit të Thatë.

 

“Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, përfundon njoftimi.

 

Emergjencat civile prej disa ditësh po punojnë për shuarjen e vatrave aktive të zjarrit në vend, të cilat favorizohen nga terreni i vështirë dhe era e fortë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";