Në Dukat janë rindezur flakët. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se situata ishte vënë nën kontroll, por zjarri është riaktivizuar.

 

Situatë problematike paraqitet, sipas tij, edhe në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Thirrë të Mirditës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të përqendruar me forca nga toka dhe ajri për të shuar zjarrin në fshatin Thirrë të Mirditës, ku u stabilizua situata pranë tunelit, por mbetet problematike përhapja e flakëve në pjesën e malit. Vijon puna në “Majën e Rrunës”, ku në koordinim të plotë mes FA të Shqipërisë dhe FSK të Kosovës po punohet për të izoluar vatrat tek zona Qafa e Kumbullës, Laku i Mollës dhe Laku i Qershive, ku terreni i pjerrët dhe shkëmbor ndërlikon punën e forcave. Problematike është situata në vatrën mbi fshatin Dukat, në Gadishullin e Karaburunit, e cila ishte stabilizuar më herët, por ka patur një rindezje të flakëve”, tha Niko Peleshi në “Facebook”.