Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç shprehet se shumë shpejt mund të formohet një koalicion i gjerë duke vlerësuar kapacitetin demokratik të Lëvizjes Qytetare URA drejtuar nga Dritan Abazoviç.

“Periudha kur Mali i Zi u nda në separatistë dhe unionistë është pas nesh, tani është ndarë në ata që e dëshirojnë atë në Evropë dhe ata që nuk e duan,” – u shpreh presidenti.

Siç thekson kreu i Shtetit, nacionalizmi i Serbisë së Madhe po përpiqet të ndikojë në mënyrë malinje në Malin e Zi nën moton e re të botës serbe, pa hequr dorë nga Serbia e madhe si një projekt  të cilit i është ndryshuar vetëm emri.

Presidenti malazez akuzoi qeverinë aktuale, duke thënë se është formuar nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 30 gusht te vitit te kaluar,  zgjedhjet parlamentare, i fitoi opozita, Fronti Demokratik proserb me kryeministër Zdravko Krivokapiç duke i dhënë fund qeverisjes së Partisë së Gjukanoviç, në pushtet prej vitit 1991.