Që prej mbrëmjes se djeshme një vatër zjarri në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë vazhdon dhe ditën e sotme.

 

Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era, duke djegur rreth 30 hektarë me shkurre, pemtari dhe ullinj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është shkrumbuar nga flakët një banesë në zonë, teksa zjarri po shkon drejt banesave të tjera.

 

Zjarrfikësja e Vlorës nuk ka patur ndërhyrje ndërsa ajo e Selenicës nuk ia del dot që me një mjet lundrues të shuajë flakët. Nuk ka zjarrfikëse nga Vlora që të jetë e gatshme për të shkuar në vendngjarje pasi mjetet janë në vatra të tjera zjarri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarri paraqet rrezik për banoret e zonës. Situata mbetet alarmante.