E mërkura e 6 marsit ka nsiru me ngjarje tragjike. Agron Puka, 54 vjeç mbeti i plagpsur rëndë pas një atentati në Rrilë të Lezhës. Më pas dy vëllezër u konfliktuan në Lushnjë dhe motiv i sherrit ishte prona.

Njëri prej vëllezërve qëlloi me armë vëllanë e tij, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj me sëpatë.

Sakaq në Mat, prona është bërë ‘mollë sherri’ mes dy vëllezërve. Policia thotë se një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte goditur vëllanë e tij me sende të forta për motive pronësie.

“Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.