Në mbledhjen e grupit parlamnetar të PD që po mbahet pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, deputeti Ferdinand Xhaferri i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.
“Jam më i vjetri dhe më me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”, mësohet të ketë thënë Xhaferri në mbledhje.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Edhe deputeti Dashnor Sula ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje të menjëhershme, pasi po bëhen të pabesueshëm nga populli.