Presidenti Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim provash.

 

Pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij, kreu i shtetit reagoi në një postim në “Facebook”, duke falenderuar Bledar Dervishajn dhe Katrina Treskën për “përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm, në seancën e fundit që u mbajt sot”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”