Banka kombëtare e Kroacisë njoftoi një konkurs  të ri për modelin e monedhës një euroshe të vendit pas skandalit për plagjiaturë. Skandali shpërtheu për shkak të logos që përmbante një kunadhe që qëndronte në një degë, e që përngjante me një fotografi të shkrepur nga fotografi britanik, Iain Leach, duke nxitur akuza për plagjiaturë.

Pas gjithë zhurmës së madhe të krijuar  në media dhe rrjetet sociale , fituesi tërhoqi dizajnin e tij. Disa orë më vonë, banka kombëtare kroate ka njoftuar për konkursin e ri. Vetë Leach përshëndeti vendimin e dizajnuesit për të tërhequr dizajnin. “Nuk e kam ndërmend të padis askënd. U mor një vendim i duhur dhe këtu mbyllet historia”, është shprehur ai për mediat kroate.

Modelet e tjera fituese përfshijnë  monedhat  me hartën e Kroacisë, shpikësin e njohur Nikola Tesla dhe alfabetin më të vjetër sllav. Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, 19  prej tyre tani përdorin Euron si monedhën e tyre.

Sipas një studimi të vitit të kaluar 61% e kroatëve mbështesin kalimin në monedhën Euro, pavarësisht frikës se adoptimi i monedhës mund të çojë në inflacion. Kroacia do të adoptojë Euron si monedhën e saj kombëtare në vitin 2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";