Një tjetër skandal ka ndodhur me publikimin e të dhënave personale të qindra mijërave qytetarëve.

 

Në media qarkullon një dokument I cili mban emrat e mbi 637 mijë personave, të punësuar në sektorin privat dhe atë shtetëror. Në këtë tabelë, tregohet emri dhe mbiemri i qytetarëve, numri i kartës së identitetit, vendi ku ata punojnë dhe paga e tyre e deklaruar pranë Sigurimeve Shoqërore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që e rëndon situatën është se në listë janë deklaruar një pjesë e mirë e pagave të punonjësve te shërbimit informative shtetëror, zyrtarëve të policisë, apo nëpunësve të institucioneve në të gjitha nivelet.

 

Bashkë më këta janë edhe persona drejtues në kompanitë private, madje edhe të shtetasve të huaj që punojnë në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Publikimi I këtyre të dhënave sensitive  bëri që Prokuroria e Tiranës të nisë menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve dhe Sigurimet Shoqërore nga ku dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni.

 

Hetimet nuk përjashtojnë as mundësinë që të jetë ndërhyrë nga jashtë në serverat e këtyre dy institucioneve, servera të cilat janë sekuestruar. Tashmë pritet që organi i akuzës të kontaktojë me ekspertë të fushës për të zbardhur këtë skandal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lista e pagave, një dokument në formatin “excel” tashmë është përhapur në rrjetet sociale dhe aplikacione të tjera duke kryer një shkelje të rëndë të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

 

Ky është rasti I dytë I publikimit të të të dhënave personale, pas atij të patronazhistëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";