Skandali i të dhënave personale sa vjen e thellohet me publikimin e databazave njëra pas tjetrës, ndërsa ende nuk dihet se në duart e kujt është sot i gjithë ky informacion.

 

Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, i cili e konsideron një vjedhje informacioni, e jo rrjedhje, u shpreh se edhe të dhënat që rrezikojnë sigurinë kombëtare mund të publikohen lehtësisht, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me listat e rrogave e të targave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U ndjeva keq, sepse është një pushtim i informacioneve private. Nuk është ky problemi. Është ndjesia e poshtër e pasigurisë dhe mosbesimit që ti ke në raport me shtetin. Të dhënat e tua abuzohen nga ata njerëz që ti iu ke dhënë të dhënat personale…Çështja e rrogave nuk e  rrezikon sigurinë kombëtare. Ashtu sikur është e lehtë të dalin këto informacione, njësoj mund të ndodhë edhe me elementë të tjerë të sigurisë kombëtare që i përkasin sigurisë së shtetit, e jo jetës private. Është e frikshme që të mendosh se me çfarë papërgjegjshmërie këto të dhëna menxhohen nga shteti shqiptar…Kjo është vjedhje informacioni, jo rrjedhje. Këto janë të marra, është e qartë; nuk ka një sulm kibernetik mbi të dhënat, por është rasti më banal, i papërgjegjshëm, që këto të dhëna merren nga zyrtarë të shtetit shqiptar dhe më pas dalin në qarkullim.”

 

I pyetur nëse nxjerrja e të dhënave personale do të vendosë në pikëpyetje dixhitalizimin e çdo shërbimi, Hasimja vlerëson: “Kjo e vështirëson procesin. Sa herë që një zyrtar shteti të na pyesë për një informacion, sa herë që te kemi mundësi për ta gënjyer, do të gënjejmë. Unë i pari, sepse nuk dua që shteti të ketë të dhënat e mia personale. Askush nuk ka të drejtë që të ketë të dhënat e mia personale. Madje, edhe në sistemet totalitare nuk ndodhin këto gjëra. Jemi tre milionë veta që i shohin njërit-tjetrit rrogat, ID, targat. Ka edhe keqbërës që mund t’i përdorin këto në kurrizin tonë. Përgjegjësia duhet të shkojë deri te personi i fundit, i cili i ka marrë në punë personat që kanë shkelur ligjin dhe nuk i ka monitoruar.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";