Jorida Tabaku, bashkëkryetare e Komisonit për Integrimin, ka “skanuar” progres raportin e KE për Shqipërinë. Në një dalje për mediat, Tabaku tha se dokumenti është shumë larg i të qënit më i miri sipas pretendimeve të qeverisë.

 

Sipas Tabakut, ky raport tregon se Shqipëria vijon të ketë problematika të thelluara në 15 fusha kryesore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shqipëria vazhdon të ketë problematika reale dhe të thelluara në kohë në 15 fushat kryesore duke pasur përkeqësime të vazhdueshme nga fsha e Administratës Publike, me problematikat e theksuara të punësimeve jo në bazë merite dhe mungesë transparence. Një problematikë që eklipson situatën e përmisuar në fushën e statistikave”, tha Tabaku.

 

Gjithashtu ajo thekson se raporti i KE njeh parregullsitë në zgjedhje ku përmendet shitblerja e votës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";