Ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar edhe raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thekson se roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve në këtë raport, teksa shton se BE mbështet kontributin e PD-së në këtë proces.

“Sot isha i lumtur ti dorëzoj raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim edhe mbi Partinë Demokratike dhe axhendën parlamentarë për muajt në vijim. BE mbështetet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipëri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";