Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.

 

Soreca bën me dije se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Soreca shkruan se Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit“, shkruan Soreca në Tëitter.