Delegacioni i BE zbardh detaje nga takimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim e Luigi Soreca, me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Ambasadori Soreca zbulon dy temat kryesore të diskutimit, teksa shprehet se Celibashi i ka informuar ambasadorët mbi vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, si dhe për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

“Bisedë e mirë sot me Kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim. Kryetari na informoi mbi (1) vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, përfshirë çështjen e rëndësishme të identifikimit biometrik, dhe (2) për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Është e rëndësishme të adresohen rekomandimet e OSBE ODIHR shumë përpara kohe. Të gjitha rekomandimet e ODIHR-it duhet të ndiqen nga të gjithë aktorët shqiptarë përgjegjës në kuadrin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Parregullsitë dhe pretendimet në lidhje me zgjedhjet e fundit duhet të hetohen tërësisht nga autoritetet kompetente, siç theksohet në Raportin 2021 të Komisionit Evropian për #Shqipërinë . #BE do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për KQZ-në në funksionet e saj thelbësore”, thekson ambasadori Soreca pas takimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";