Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim dy kërkesa të Grupit Parlamentar të PD lidhur me mandatin e deputetes dhe Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

 

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili e ka konsideruar një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij vetëm në Shqipëri ndodh që një ministër të jetë edhe investitore strategjike.

 

Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se një grup deputetësh, si; Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Lefter Gështenja, Salaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Emilja Koliqi dhe Flamur Hoxha, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë konfliktin e kompetencave midis opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar Kuvendin që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit për deputeten Olta Xhaçka.