Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar si një moment historik që i dha shqipes jo vetëm një standard, por një bazë identiteti dhe kulture për brezat.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit,” shkruan Rama, duke theksuar se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që “shpirtin e ka te gjuha”.

22 nëntori, që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpall një vit më parë festë zyrtare. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Kongresi miratoi vendimin për pranimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.