Ditën e sotme, 2 dhjetor, ashtu siç ishye paralajmëruar më herët, do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

 

Kuvendi do të mbahet  në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë punimet në orën 10:30.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha ka lajmëruar më herët se në Kuvendin e sotëm do të kërkojë votëbesimin e demokratëve pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Megjithatë, votimi nuk pritet të ketë surpriza dhe Berisha do të vazhdojë të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale  në vitin 2025.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy vite pas rikthimit të Berishës në krye të PD-së kjo parti vijon të jetë ende e përçarë dhe 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin do të mungojnë në Kuvendin e sotëm.

 

Edhe pse Berisha ka bërë një hap pas dhe e ka njohur Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar, ky i fundit nuk e njeh Berishën si kryetar të partisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";