Rreth 15 mijë doza të tjera të vaksinës së kompanisë Pfizer, pritet të mbërrijnë këtë të hënë në mbrëmje në Shqipëri.

Lajmi u dha nga vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook.

Ajo shpërndau një video që tregon vaksinimin e moshave të vjetra mbi 80 vjec në “Air Albania” duke shkruar mes të tjerash:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Emocionet e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur pas vaksinimit. Sot mbërrijnë edhe 15 mijë doza vaksinash Pfizer.

 

Deri më tani nga kompania Pfizer kanë ardhur re furnizime me vaksina, konkretisht herën e parë 1170, pastaj 7020 dhe në fund 8190 doza.

Kësaj sasie mbi 16 mijë që erdhën direkt nga Pfizer i janë shtuar edhe 975 doza të tjera që u bënë dhurate nga një vend i BE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Rama ka premtuar se në pranvere do të nisë vaksinimi masiv I popullsise pasi pritet që të mbërrijnë sasi e madhe vaksinash edhe nga kompania AstraZeneca.