Nxënësit e arsimit parauniversitar nisin këtë të hënë vitin e ri shkollor fizikisht në klasa.

 

Procesi mësimor do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, si një masë e marrë për të reduktuar qëndrimin në një ambient të mbyllur për orë të gjata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ndër kushtet që mësimi të zhvillohet fizikisht është vaksinimi i detyrueshëm për mësuesit. Ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

 

Në klasa është e detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë 53 shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me dy turne me orar të shkurtuar, 47 të tjera normalisht me një, ndërsa 22 shkolla do të funksionojnë me katër nënturne. Ndërsa është përjashtuar mësimi online.