Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

 

Seanca për ish kryeministrin u zhvillua dje, por pasi GJKKO rrëzoi  disa nga kërkesat që kishin depozituar avokatët, këta të fundit bojkotuan seancën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në këto kushte, u zgjodh një avokat kryesisht, i cili ishte Artan Simoni. Ky i fundit u sulmua nga mbështetës të Berishës, për shkak të një statusi që avokati kishte bërë para disa ditësh për ish kryeministrin.

 

Simoni tha se ai ka qenë një qëndrim personal i tij, ndërsa një reagim pati edhe nga djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili me ironi shkruante se më mirë do të ishte që Taulant Balla të caktohej për mbrojtje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";