SPAK ka dërguar në Gjykatë kërkesën për masën ‘arrest me burg’ për ish numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj. Ky veprim i SPAK vjen pas “dritës jeshile” që kuvendi i dha kërkesës për arrestim të Ahmetajt.

 

Në një seancë të posaçme kuvendi me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish zv/kryeministri akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërsa dyshohet se ka konsumuar tre vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.

 

Ahmetaj ndodhet në Britaninë e Madhe, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të kthehet për t’u përballuar me akuzat e drejtësisë, të cilat i ka mohuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";